Rama në Kukës?!Truproja dhe thesi me lekë i taksës së rrugës së Kombit

Diel, 10 June 2018 20:07

I zhytur deri në fyt në faj ndaj kuksianeve, pasi iu vuri taksën 10 euro pa i pyetur fare duke i detyruar të dalin në protestë e më pas arrestuar, Edi Rama sërish po e provokon Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Mësohet se kryeministri në mënyrë klandestine po përpiqet të organizojë një takim me administratën, të shpik një panair punësimi dhe nga aty me propagandën e blerë në dispozicion të numërojë “arritjet” e qeverisë!. Por pyetja që shtrohet në këtë rast është: Me sa truproja do të shkoj në Kukës, a do ti marr forcat speciale me vete dhe a do të ketë një ballafaqim të vërtet me banorët të cilët janë të irrituar me qeverinë?! 

Provokimi ndaj kuksianeve nuk ka pasur limite. Drejtuesit vendorë të këtyre bashkive, krerët e këshilltarëve dhe këshilltarët bashkiakë si dhe biznesi prej kohësh kanë kërkuar dialog me qeverinë që para nisjes së protestave kur Rama caktoi nivelin e taksës në mënyrë të njëanshme, por janë gjendur përballë heshtjes dhe arrogancës.

Kjo i detyroi të dalin në protestë duke kërkuar të drejtat e tyre dhe të provokuar nga policia dhe të përballen me të. Në mënyrë banditeske policia e politizuar zbarkon në shtëpitë e tyre në mesnatë, i rrëmben banorët dhe i izolon në qeli.
Pavarësisht reagimit të qytetarëve, shoqërisë civile, dhe politikës (opozitës), sot 4 kuksianë janë ende në qeli vetëm sepse kërkuan të drejtat e tyre.
Rama, nuk është vetëm një kryeministër, por dhe një njeri që të pret ne besë!. Në momentin kur ai doli e kërkoi falje sepse qeveria kishte gabuar, përgjegjësit duhej ti gjente brenda vetes dhe jo të urdhëronte forcat speciale të zbarkonin në Kukës për tu bërë presion dhe ushtrua presion banorëve. Për kontratën, askush nuk mban përgjegjësi, pavarësisht gabimit dhe ndjesës së kryeministrit, ndërsa për kuksianet duhet të ketë kamxhikë!.

Para se të shkojë në Kukës Rama duhet të ketë parasysh faktet:

- T’u kthej përgjigje 49 këshilltarëve te tre bashkive të qarkut Kukës
- Të heqë Vendim e qeverisë të taksës në rrugën e Kombit.
- Lirimin e menjëhershëm te katër te burgosurve politik qe mbahen ne qeli
- Në Kukës shtohet çdo ditë numri i familjeve të varfra, të rinjtë e papunë si dhe bizneset po mbyllen.
Siç dhe thekson qartë kreu i këshilltarëve të PD në Kukës, Arif Rexhmati: -“ Pasuritë mbi e nën tokësore të Kukësit Rama po i shfrytëzon për pasurimin e oligarkëve qeveritare. Rajoni i Kukësit është kthyer ne një "burg te madh", rrethuar në njërën anë dogana e Morinit, në anën tjetër dogana e konçensionit në rrugën e Kombit, aeroporti që s'funksionoi asnjë ditë dhe dera e mbyllur e administratës Rama për të zgjidhur problemet e shumta. Ndaj nga ky "burg" kuksianet po arratisen drejt perëndimit çdo ditë me dhjetëra të rinj me arsim të lartë që s'po gjejnë punë as si kamerier”.

Janë me dhjetëra probleme të shkaktuara nga Rama dhe qeverisja e tij në Kukës, ndaj planifikimi i një vizite të fshehtë do të ishte sërish një provokim i pastër por që nuk dihej se si do të dilte.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 20:09
Login to post comments