Deputetja e PD: Qeveria bën sehir, inkurajon dhunën dhe krimin

Hënë, 11 June 2018 10:00

Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krimit në vendin tonë.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në zonën e “Don Boskos”, ku një 31-vjeçar qëlloi për vdekje një 19-vjeçare, deputetja e PD-së thotë se janë kthyer rastet e ekzekutimeve të grave në Shqipëri.

Metaliaj shkruan se institucionet shqiptare të reagojnë duke i parandaluar këto ngjarje të rënda, ndërsa ka shtuar se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë vetëm se i ka dhënë kurajo krimit.

Reagimi i deputetes:

Po përsëriten përsëri rastet e ekzekutimit te grave ne Shqipëri. Një vajze e re vetëm 19 vjeçe dhe një nene e 6 fëmijëve kane humbur  jetën tragjikisht pasi janë ekzekutuar pa ju dridhur dora  nga vrasësit e tyre.

Dhuna dhe krimi ne familje dhe ne shoqëri, po merr jete nenash e motrash,  po le jetime fëmijë e po shkatërron familje.

Dhuna ne familjet shqiptare është kthyer ne një moment traumatik, e qe shpesh here merr diskutime jo vetëm ne shoqëri, ne media apo  parlament por  edhe ne familjet tona te ngushta .

Është kthyer ne një fenomen te frikshëm, e ku nga debati dhe sherri mes çiftit ndodh qe te nise me pas dhuna dhe vrasja.

Ne shume raste ka edhe gra kurajoze qe u drejtohen institucioneve shtetërore duke kërkuar fillimisht divorc e paralelisht me te, edhe urdher mbrotje nga Gjykata,por qe ne shumicen e rasteve nuk ju ka vlejtur dhe nuk jane mbrojtur nga institucionet shteterore,perkundrazi...

Perpjekjet e nenave te tilla jane te jashtezakonshme per te mbrojtur femijet nga imazhe te drames se perseritur ne familje.

Por cfare ndodh me keto gra te dhunuara qe trokasin ne dyert e institucioneve shteterore?

Keto gra kthehen thjeshte ne nje numer statistikor me shume ,ndersa mekanizmat  shteterore ne mbrotje te tyre jane inekzistente.

Keto gra  tashme jane serish te vetme perballe presionit psikologjik e dhunes se bashkeshorteve apo ish bashkeshorteve te cilet nuk i pengon  serish asnje strukture shteterore,te jene te dhunshem dhe vrases.

Ky fenomen po gerryen familjen dhe shoqerine shqiptare.

Kjo duhet ndalur.  Shteti nuk mund te beje me sehir ne te ardhmen.

Shteti ne Shqipëri reagon kur ngjarja behet mediatike, atehere kur gjithe kjo rropatje e grave perfundon ne ekzekutimin e tyre.

Prandaj ka ardhur koha qe shteti te veproje, institucionet te reagojne ne kohe e te angazhohen per parandalimin e vrasjeve .

Duhet koordinimin i te gjitha i institucioneve per te parandaluar qe ne zanafille kete fenomen.

Ne keto raste ekstreme ,ligji duhet te veproje me ashpersine me te madhe.

Kjo qeveri nuk e ka bere kete por nese vazhdon te  jete gjakftohte dhe indiferente,atehere kjo qeveri  inkurajon dhunen dhe krimin .

Per ta mbyllur : I bej thirrje te gjitha institucioneve shqiptare te vihen ne levizje per te parandaluar dhunen e krimin ne familje dhe ne shoqerine shqiptare,ndersa drejtesia te veproje me forcen e ligjit per cilindo qe ben nje nene,nje  vajze ,nje grua te lotoje e aq me teper qe ti marre jeten asaj.

Sepse nenat sjellin jete!

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...