Kush po cënon sigurinë e shqiptarëve?

Hënë, 11 June 2018 10:30

Nga Paulin Marku

1. Tahiri-zmi si rrymë dhe frymë në krye të rendit dhe drejtimin qeverisës solli në Shqipëri kanabi-zimin e vendit në të gjithë territorin e vendit. Një ministër kampion i qeverisë Rama -1 bëri që Shqipëria dhe shqiptarët ,jo vetëm në Shqipëri ,por kudo që jetojnë ta shohin vendin e tyre si kampion të prodhimit dhe transportit të lëndeve narkotike.

A mendon ky kryeministër në drejtimin e kësaj qeverie dhe përgjegjësisë para shqiptarëve që kanabizimi i Shqipërisë ,droga prodhojnë siguri për shqiptarët e ndershëm ?
Besoj që vetëm nje njeri i rritur nën efektet e drogave të lehta apo të rëna mendon që e ardhmja e vendit të tijë dhe e rinisë varen nga droga.
2. ISIS-zmi dhe emigrantë në një vend si Shqipëria ,ku krimi,droga,cënimi i jetês dhe pronës, mungesa e drejtësisë,varfëria janë cënimi real për pasigurinë e jetës përditshme.
Shqiptarët po kërkojnë çdo rrugë,mënyrë dhe formë për tu larguar nga Shqipëria, me ke do i zevendësojmë këto,me emigrantë që duan të rekrutohen në vendin tonë si luftëtarë të ISIS.
3. Papunësia në rritje ,mungesa e përspektivës ,rritja çdo ditë e më shumë e varfërisë,largimi i intelektualëve,të rinjve dhe të rejave,niveli i ulët ekonomik i familjeve cënon çdo ditë e më shumë sigurinë për shqiptarët.
4. Mungesa e investimeve,falimentimi i bizneseve të ndershme,monopolizimi i ekonomisë nga klanet e politikës dhe mafies cënojnë rëndë sigurinë.
5. Rendi publik në këto 5- vite drejtohet nga njërëz të akuzuar që kanë lidhje të drejtëpërdrejta me mafien,krimin dhe drogën, struktura drejtuese të policisë shtetit akoma edhe sot në drejtim të paditur dhe në kërkim janë një cënim i rëndë i sigurisë në vend.
6. Shqipëria është vendi i shqiptarëve për të jetuar e punuar, për të investuar e përmitësuar jetën normale, ndërkombëtarët duhet të kuptojnë se pavarsisht që jemi vend i vogël dhe i varfër , mbi të gjitha jemi europian dhe duam të jetojmë si europian në Shqipëri.
7. Korrupsioni si dukuri e shfaqur në vite është cënimi më i lartë i sigurisë ,rrit mungesën e shpresës dhe vullnetit për të punuar e investuar në Shqipëri .
Siguria është në rrezik....!

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 10:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...