Duke folur në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se në Shqipëri po instalohet diktatura e krimit.
Shehu është shprehur se institucionet në Shqipëri janë të lidhur me krimin dhe kjo po bëhet pengesë për integrimin drejt BE.
“Më duket e rëndë por kjo është e vërteta. Kjo filloi të ndodhë që kur shteti stimuloi krimin për të mbushur vendin me kanabis dhe trafiqe.
Diktatura me e egër është diktuar e krimit, është pengesa thelbësore në rrugën tonë europiane.”, tha Shehu.