Dezertime në masë nga Forcat e Armatosura

Hënë, 11 June 2018 15:48

Veprat penale ushtarake gjatë gjysmës së parë të këtij viti kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Kështu nga janari e deri më tani në Gjykatën Penale të Tiranës janë dorëzuar, 4 çështje për dezertim dhe 10 çështje penale për mosparaqitje në detyrë.

Në një kohë që gjatë gjithë viti të kaluar, gjykata penale ka shqyrtuar vetëm 3 çështje penale ushtarake, 2 për mosparaqitje në detyrë dhe 1 për vjedhje të pronës ushtarake. Kjo rritje, e veprave penale ushtarake disa herë vetëm gjatë 6 mujorit të parë, ka si shkak kryesor gjendjen ekonomike të ushtarakeve që nuk janë paraqitur më nën armë. Pamundësia e tyre për të mbajtur familjet me rrogën që marrin i kanë shtyrë të emigrojnë ose të punësohen diku tjetër.

Por Ministria e Mbrojtjes, duke qenë se të gjithë efektivin e forcave te armatosura e ka me kontrate, i padit të gjithë ushtarakët që nuk paraqiten në detyrë ose dezertojnë gjatë misioneve stërvitore ndërkombëtare, sepse kanë shkelur kontratën.

Madje edhe në rastet kur ushtarakët që duan të largohen nga detyra kanë kërkuar zyrtarisht këtë gjë, nuk u është miratuar për shkak të kontratës që kanë firmosur.

Çdo rekrut që pranohet në FA është i detyruar që të lidhe një kontratë 6-vjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes, si kusht që institucioni e vë për investimin që ka bërë në stërvitjen dhe trajnimin e efektivit të ri. Dhe me sa duket kushtet ekonomike nuk i kanë frenuar të largohen dhe të rrezikojnë edhe dënimet penale, që variojnë nga gjobë deri në 1 vit burgim. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...