Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani reagoi pas intervistës se nënkryetarit të grupit të CDU Johan David Wadephul i cili pohoi se Tahiri është peshk i madh, çështja e tij është një pengesë reale për hapjen e negociatave si dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë si ministër pasi është në konflikt interesi.
Stasuti ne FB i Ylli Manjanit
“Deklaratë e fortë dhe në lule t’ballit, është kjo e nënkryetarit të grupit të CDU Johan David Wadephul, në intervistën dhënë Desada Metajt!
Në shqip kjo deklaratë përkthehet:
Të puth halla (Merkel) n’dy faqet!
Besoj edhe ky do dalë armik dhe i blerë nga Opozita!”