Kryetari i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka zbërthyer skemën se si po vidhen taksat e shqiptarëve me anë të inceneratorëve.
Malltezi u shpreh se 3 inceneratorët në Shqipëri, po menaxhohen nga e njëjta kompani, e cila po vjedh pastër taksat e shqiptarëve. Sipas tij Klodian Zotaj është përfaqësuesi i Ramës dhe Ahmetajt.
“Qeveria ka 6 muaj që i shmanget debatit për inceneratorët. Për ne kjo është një çështje e pastër korruptive. Po vjedhin qindra miliona euro nga taksat tona, dhe nuk kanë botuar asnjë nga inceneratorët në fletoren zyrtare. Tek të tre inceneratorët, në Elbasan, Fier edhe Tiranë, kanë vetëm një emër Klodian Zotaj, bedeli i Arben Ahmetaj. Edhe pse janë 8 kompani, në fund gjithçka përfundon tek dora e Edi Ramës dhe Arben Ahmetat me përfaqësues Klodian Zotaj. Në dhjetor të 2014-, keni një kontratë që ky njeri ka marrë 22 milionë euro, edhe pse nuk ka pasur asnjë makineri. Kjo është vjedhje e pastër e taksave tona. Ky shtet është aq fëlliqësirë sa të vjedh dhe nuk të boton në fletoren zyrtare”, deklaroi Malltezi.