Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe LRI kanë gejtur mënyrën e radhës për të ironizuar qeverisjen e Ramës. Ata kanë improvizuar sot një bashkëbisedim me anëtarët e kabinetit.
Me fotografitë e Ramës, Xhafës, Agronit, të rinjtë opozitarë kanë zhvilluar dialog mes tyre, duke denoncuar të gjitha skandalet që ndodhin në vendin tonë.
I pranishëm në këtë protestë kreu i FRPD-së, Belind Këllicci, tha se protestat rinore dhe opozitare do të vijojnë deri në rënien e kësaj qeverie kriminale.