Në protestën e të rinjve të FRPD dhe të LRI-së, të cilët prej ditësh kërkojnë largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeministrit Edi Rama kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj dhe të reja të tjerë , anëtarë të Forumit Rinor Euro-Socialist Shqiptar. Këtë e ka thënë ekskluzivisht për 55neës.al deputetja e LSI-së njëkohësisht kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi. Ajo tha se protestat do të vijojnë derisa kauza e të rinjve të vihet në vend. “Protestat do të vijojnë. Problemet e të rinjve nuk kanë përfunduar. Mbas këtij aksioni kaq të madh protestash nuk i kemi kushtet më të mira. Ne do ta vazhdojmë aksionin tonë rinor, për kauzën e të rinjve. Për të rikthyer në Shqipëri sistemin e vlerave. Jemi këtu për gjë Shqipëri që ofron shanse të barabarta për të rinjtë. Sot në Shqipëri të rinjtë nuk ndihen të sigurt. Për kaq kohë sa kemi njëmijë e një probleme do të vazhdojmë protestat. Përsa i përket pyetjes tuaj, sigurisht kanë qenë sot, por edhe në ditët e tjera edhe aktivistë të forumit Rinor Socialist” tha Kërpaçi.