Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij të Facebook-ut ftesën për diskutim për çështjen e Teatrit Kombëtar nga Kryetari i Bashkisë Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Kumbaro, takim i cili pritet të zhvillohet sot në orën 11. Për Berishën ky takim nuk është gjë tjetër veçse diskutim për shkatërrimin korruptiv dhe kriminal të Teatrit Kombëtar.
Statusi i plotë i Berishës:
Lal Plehu dhe ndrikull Kumbara dergojne ftesa per te diskutuar per shkaterrimin korruptiv kriminal te Teatrit Kombetar!
“Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro ju ftojne per bashkebisedim per nismen per nje Teater te ri Kombetar, ne date 14 qershor 2018, ora 11.00, ne Hotel Plazza Tirana, Kati 3, Salla Geraldine.
Deri dje ekzistonin disa paqartësi të cilat, me të drejtë, mund të linin vend për shqetësim mbi projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Sot, paqartësitë janë ezauruar.
- • Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet në të njëjtin vend ku sot ndodhet rrënoja e Teatrit të vjetër. Teatri i ri nuk do të ndërtohet as në periferi të qytetit, as në një vendndodhje tjetër, por ekzaktësisht në truallin ku gjendet i ndërtuar sot, në zemër të Tiranës.
- • Teatri i ri Kombëtar nuk do të jetë pjesë e një kulle multifunksionale, por do të jetë një godinë tërësisht në funksion të Teatrit Kombëtar dhe asgjëje tjetër.
- • Shqiptarët nuk do të harxhojnë asnjë qindarkë për ndërtimin e Teatrit të ri. Teatri i ri do të ndërtohet me financim 100% privat, çka mundëson që paratë e shqiptarëve që vilen përmes taksave të shkojnë për investime të tjera, si spitale, kopshte, çerdhe, rrugë etj.
- • Ndryshe nga sot, kur godina e Teatrit Kombëtar me një sipërfaqe 1200 m2 është e rrënuar e nuk plotëson as nevojat e aktorëve, as kërkesat e publikut, as kushtet minimale të sigurisë (është ndërtuar në 1939, jo si teatër, në një kohë kur Tirana kishte më pak se 10% të popullsisë që ka sot), Teatri i ri i financuar tërësisht nga privati do jetë një godinë moderne, e re, me sipërfaqe 9000m2, ekskluzivisht teatër, që do të plotësoje nevojat e artistëve, kërkesat e publikut dhe do të projektohet nga një ndër arkitektët më të mirë të kohëve moderne.
- • Sa u përket të gjithë atyre që me Teatrin e vjetër kanë lidhje shpirtërore e nostalgjike, apo atyre që vlerësojnë në godinën e vjetër vlerat historike dhe arkitektonike, do t’u mundësohet që në bashkëpunim me projektuesit dhe arkitektët të gjenden zgjidhjet e nevojshme që vlerat në fjalë të mos humbin, njësoj siç u veprua në rastin e ndërtimit të stadiumit.