Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një status në profilin e tij në Facebook, shprehet se nuk mund të ketë një marrëveshje me Greqinë për detin.
Manjani jep edhe arsyet se përse nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë, dhe si argument kryesor është Gjykata Kushtetuese.
Reagimi i Manjanit:
Kujdes!
——-
Plotfuqishmëri për marrëveshjen e detit?!
Në mënyrë absolute jo! Kjo do ishte pjesë e tradhëtisë ndaj vendit.
Republika e Shqipërisë, për turpin e vet, nuk është në pozita kushtetuese të nënshkruajë marrëveshje ndër-shtetërore me askënd, sepse:
NUK KA GJYKATË KUSHTETUESE!
Është kjo gjykatë që vlerëson kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por ajo nuk ekziston!
Ndaj smund të ketë marrëveshje me askënd! Aq më tepër një marrëveshje për de-limitim kufinjsh! Pu pu pu pu....
Me gjithë respektin, por:
As qeveria, që ka treguar qartë që shet çdo gjë e gjithkënd, për pushtetin e Xhafallarëve e as Ramallarëve;
As Presidenti, që ende nuk ka asnjë fjalë për keqqeverisjen;
Nuk janë garanci për kushtetuetshmërinë e marrëveshjeve ndër-shtetërore!
Edhe sikur të dy këto institucione të ishin 100% qelibar, pran nuk janë garanci në kuptimin Kushtetues!
Kjo garanci sipas Kushtetutes jepet vetëm nga Gjykata Kushtetuese!Si në çdo vend tjetër të botës.
Kujtoj që edhe në shtetin e ri të Kosovës, ishte Gjykata Kushtetuese që i dha garancinë përfundimtare marrëveshjes me Malin e Zi!
Republika e Shqipërisë nuk e jep dot këtë garanci kushtetuese qytetarëve të saj! Kulmi!
Marrëveshja e detit nuk është as kontratë koncensioni e as vendim qeverie që prish e ndreq ndërtesa publike, apo qe pezullon çertifikatat e pronësisë !!!
Nëse duan të bëjnë ndonjë gjë të hajrit, të publikojnë rezultatin e negociatave dhe një hartë që del nga këto.
Të ftojnë opinionin dhe specialistët të japin vlerësimet e tyre, deri sa vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese! Të “përfitojmë” nga kjo gjë absurde!
Ndryshe, çdo gjë tjetër është Tradhëti ndaj vendit!