Presidenti Ilir Meta, gjatë udhëtimit të tij në Gjermani, ka qenë në të njëjtin avion me ish-yllin e kombëtares shqiptare të futbollit, në të njëjtën kohë edhe lojtar shumë i njohur i klubit gjerman, Hanover, Altin Lalën.
Ishte vetë presidenti Meta ai i cili ka bërë publik këtë takim mes tij dhe Lalës, të cilin e ka shoqëruar edhe më një foto.
Shkrimi i Metës në facebook:
Ishte një kënaqësi e veçantë të udhëtoja sot drejt Gjermanisë me ish-futbollistin e shquar, Altin Lala, i cili luajti me përkushtim e pasion 80 ndeshje me fanellën KUQ e ZI.