Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar sot një hartë të qendrës së Tiranës, të propozuar dhe mbështetur fort nga Edi Rama kur ishte ministër Kulturës dhe më pas kryebashkiak.
Harta i përket vitit 2000.
Sipas Manjanit, pjesa e rrethuar me të zezë është pikërisht qendra e Tiranës, të cilën Edi Rama ishte betuar se do ta ruante të paprekur, por që nuk e ka zbatuar asnjëherë që prej ditës kur u bë kryeministër.
Postimi i Ylli Manjani
Kjo është harta që u bë me vendimin nr 180, tw vitit 2000. Kjo zonë brenda vijës së zezë është qendra e Tiranës që ky vendim e merr në mbrojtje si zonë me vlera historike.
Këtë vendim e propozoi dhe e mbrojti fort Edi Rama. Me këtë vendim Ai hyri në politikë me premtimin dhe garancinë se kjo zonë e Tiranës do ruhej!
Sot pas 18 viteve, mund të shohim të gjithë se vetëm këtë vendim, Edi Rama nuk e zbatoi!!
Nuk e zbatoi as kur krijoi një shesh të ri “Skenderbej”, as kur beri planin Francez, as Kur beri Planin e Tiranës e as Planin e Kombëtar!
Nuk e zbatoi as kur shkatërroi hyrjen e Stadiumit “Qemal Stafa” e as tani që po prish Teatrin Kombëtar!
Ky është Ai që ka vendosur haptazi më shumë kundër vetes së tij! Prisni më kot që të vendosë drejt për vendin dhe të tjerët