Rama shkon në Lurë dhe nuk flet për fondin e grabitur të fidanëve

Saturday, 16 June 2018 17:00

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i ka renditur disa fakte Edi Ramës në lidhje me Lurën.

Meqë kryeministri ishte sot në zonën e Lurës, Malltezi kërkon nga Edi Rama që të tregojë të paktën një investim 1 milionë dollarë për këtë zonë, meqë po fliste për miliona euro të investuara.

Maltezi gjithashtu shprehet se dy drejtorë që kishte Rama të pranishëm në bashkëbisedim kanë vjedhur të paktën 800 mijë dollarë.

Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Falsiteti i takimeve me banorët: në Lurë po tregon të mirat që ka bërë qeveria e vet.

Në karrige për bisedim ka gjithë drejtorë, deputetë e ofiqarë. Mu përballë ka ulur mikun e vet ish-basketbollist që e ka emëruar drejtor të zonave të mbrojtura, Zamir Dedejn.

Zamiri merrej me OJQ më parë. Sapo u bë drejtor i zonave te mbrojtura mori gjithë buxhetin mbi 300.000 dollarë të drejtorisë së vet dhe ia çoi shoqatës që drejtonte deri para pak vitesh.

Ngjashëm me këtë rast caktoi një tjetër shef të pyjeve dhe ky që e caktoi shef të pyjeve shpalli fitues kompaninë e te atit për tenderat miliona dollarësh të mbjelljes së fidanëve në pyje. 500.000 fidanë duhej të mbilleshin në Lure sipas vlerës që përlau.

Kur shkoi KLSH për të parë nëse janë mbjellë vërtet 500.000 fidanë në Lure, sesi aksidentalisht ra zjarri dhe nuk kishte më fidanë hiç.

Dhe banoret duhet të gëzohen me investimet miliona euroshe të qeverisë për drejtorët e vet.

E ftoj mazllumin në krye të qeverisë të tregojë ndonjë investim 1 milion dollarësh në Lurë që gjithsesi do jetë më pak se shuma që kanë përlarë dy drejtorë të qeverisë së vet.

auto_Screenshot_21529158211.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...