×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Protestonte kundër Ramës, policia dhunon deputetin e PD-së (video)

Diel, 17 June 2018 10:55

Policia e Shtetit ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi, pasi ai po protestonte bashkë me qytetarë kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë kësaj proteste deputeti i PD-së është tërhequr me dhunë nga Policia duke u penguar të protestojë.

Ky ka qenë denoncimi i Partisë Demokratike sot lidhur me incidentin më të fundit që ka shoqëruar vizitën e kryeministrit në Dibër.

PD shprehet se deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve dhe ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti.

Denoncimi i PD

Policia dhunon deputetin Xhemal Gjunkshi! Ai po protestonte bashke me qytetare kunder kryeministrit Rama.

Deputeti Gjunkshi eshte terhequr me dhune nga polica duke u penguar te protestoje.

Dibranet presin me proteste Edi Ramen, qe ka mbledhur administraten ne dite pushimi.

Deputeti Gjunkshi ka shenja te dhunes ne trup nga terheqja e policeve. Ky eshte nje akt i paligjshem kunder nje deputeti.

Shikoni videon:

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 11:12

Video

Login to post comments