×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama po bisedon për të marrë emigrantët, Vjena i hap ekspozitë

Diel, 17 June 2018 13:42

Gazeta prestigjoze austriake Tiroler Tageszeitung në një shkrim pas takimit të Ramës me kryeministrin austriak, ka shkruar se Austria është në bisedime me Shqipërinë për ngritjen e këtij kampi refugjatësh.

“Shqipëria, me të cilën Austria po diskuton për ngritjen e kampit të deportimit, shpreson në një dritë jeshile për të hapur bisedimet e pranimit në BE. Kjo do të vendoset në fund të qershorit. Për kryeministrin Edi Rama, kjo ka të bëjë me të ardhmen e vendit. “Negociatat me BE-në janë vendimtare për procesin e modernizimit të vendit. Nëse nuk ka dritë jeshile, zhgënjimi ndaj Europës do të rritet”. Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka frikë nga pasojat. “Nëse Europa nuk na e hap derën, ekziston rreziku i populizmit kundër Europës”.

Po ashtu nga ky shkrim mësohet se kryeministri shqiptar do jetë i pranishëm në Austri për inagurimin e një ekspozitë personale e cila do të qëndrojë e hapur nga 27 qershori deri më 23 dhjetor të këtij viti.

Ekspozita do hapet në Ajzenshtad dhe titullohet: “Edi Rama, shënime fantastike të kryeministrit shqiptar”.

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Austri është spekuluar gjerësisht se Shqipëria do jetë vendi ku do vendosen mijëra emigrantë, të cilëve iu është refuzuar azili në vendet perëndimore dhe si duket ky haludim dita ditës po mbështet nga veprime konkrete.

Login to post comments