Ikja e deputetëve, Idrizi: Kanë qenë dy kandidatura, i kanë shërbyer PS

Diel, 17 June 2018 16:24

Pas largimit të dy deputeteve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste, vjen reagimi i kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi.

Në një reagim zyrtar, Idrizi i cilëson dy deputetet Rreme Lala dhe Elena Xhina thjeshtë si dy kandidatura.
“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qenë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çështjes Çame.
Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauz jo vetëm e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve”, është shprehur Idrizi.

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 16:27
Login to post comments