Largimi i shqiptarëve skenar politik apo....?

Diel, 17 June 2018 18:29

Nga Paulin Marku

Ndryshimi i sistemit në Shqipëri dhe ardhja e pluralizmit solli largime masive të shqiptarëve ne vitet 90-92. Hyrja në ambasada si fillim e pastaj  largimet në vende të ndryshme me çdo formë e çdo mjet ,me të vetmin qëllim dhe shkak “Varfërinë” e tejskajshme që kishte pushtuar çdo familje shqiptare.

Klasa politike e atyre viteve i quajti mbetje të shoqërisë,të padenjë,të paedukuar dhe jashtëqitje e vendit.

Shumica e tyre sot jetojnë si gjithë europianët,duke u integruar në  jetën e përditshme,në punë e familje me shpresën dhe dëshirën se një ditë do kthehen në vendlindjen e tyre.

Prej shumë vitesh ato dhanë kontributet e tyre ekonomike te familjarët e tyre në Shqipëri ,në ndihmën dhe përmirësimin e jetës ekonomike, investimet në ndërtimin e shtëpive të banimit,të ardhura financiare për mbulimin e nevojave personale të familjeve të tyre në Shqipëri.

Liberalizimi i vizave u afroi shqiptarëve mundësinë që prindërit të takonin fëmijët e tyre në Europë, nipat dhe mbesat, të kenë mundësinë për të lëvizur më lirë dhe pa shpenzime financiare.

Shumë shqiptarë që kishin punuar për vite më radhë ne këto vende filluan të investojnë në Shqipëri me shpresën që vendi i tyre i lindjes të jetë si gjithë Europa.

Sot pas  27 vitesh e njëjta situatë ,shqiptarët po kërkojnë të largohen masivisht nga Shqipëria, asnjë investim nuk po shihet nga ato që punuan  jashtë Shqipërisë, asnjë nuk kërkon të kthehet në vendin e tijë të lindjes.

Qeveria dhe kryeministri thotë se bëjnë mirë që lëvizin ,se emigrimi sjell zhvillim për Shqipërinë dhe nuk është shqetësim.

Z.kryeministër kush do jetojë në Shqipëri nëse largohen shqiptarët,kush do shfrytëzojë këto bukuri të rralla të natyrës shqiptare,me ke do ti zëvendësosh shqiptarët që po largohen çdo ditë nga vendi i tyre ?

Apo edhe këto nuk vlejnë  për qeverinë tënde si ato qindra e mijëra që u larguan në vitet e ndryshimit të sistemit politik si të përshtatshëm për klasën politike të kohës.

Nese ky është një skenar politik jashtë interesave të shqiptarëve ,i pregatitur prej kohësh nga qarqet antishqiptare për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre “gabohesh”.

Gabim i rëndë historik,politik dhe njerëzor,se kështu veprojnë vetëm antishqiptarët.

Shqipëria është e shqiptarëve dhe u takon vetëm shqiptarëve si popull europian dhe i qytetëruar.

Kujdes!

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 19:01
Login to post comments