Rama “humor burgu” me Ballën dhe Ahmetajn (FOTO)

Hënë, 18 June 2018 08:40

Kreu i qeverisë, Edi Rama,  ka bërë mbrëmjen e djeshme, atë që në gjuhën e përditshme njihet si “humor burgu”.

Rama ka postuar një foto mbrëmjen e djeshme ku përmes fotomontazhit ka vënë fytyrën e Taulant Ballës e Arben Ahmetajt në trupat e lojtarëve të Meksikës, e cila arriti të mundë kampionen e botës, Gjermaninë.

Në krah të fotos së fytyrave të Ministrit të Financave e kreut të grupit parlamentar të PS, ndodhet Rama duke vënë duart në kokë.

Problemi me humorin e burgut, përveçse të qenit vulgar, ndonjëherë edhe nuk kuptohet. Ashtu si fotoja e Ramës akoma nuk e kemi kuptuar nëse mesazhi është për mërzitjen pasi humbi Gjermania... apo ngase Rama e di se kë ka Ministër Ekonomie e drejtues politik të partisë?!screenshot-52_1529300328-342340.jpg

Login to post comments