×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dekorimi i Mazrekajt, Shehu: Rama lau duart si Pons Pilati

Hënë, 18 June 2018 16:23

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka reaguar së fundmi duke  iu bashkuar edhe reagimeve të politikanëve të tjerë për vendimin e Bashkisë së Hasit, e cila i dekoroi titullin “Qytetar nderi” për autorin e plagosjes së deputeti të PD-së Azem Hajdari në vitin 1997.

 Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti demokrat tha se Rama tentoi që të “lajë duart” si Pons Pilati.

Sipas Shehut dhënia e titullit për Gafur Mazrekun është akt i rëndë provokativ. “Se paku kjo Qeveri duhej menjehere te dekretonte bllokimin e atij vendimi, ndersa PS duhej te distancohej qarte nga autoret e ndeshkonte ata, qe sic duket si atehere me 1997 desherojne vetem te provokojne mbi nje krim diabolik, duke e perseritur ate”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot Kryeministri e Kryetari i PS me nje prononcim evaziv, vetem sa tentoi te “laje duart” si Pons Pilati.

Dhenia e Mazrekut titulli “Qytetar Nderi”, nje akt i rende provokativ jo vetem ndaj Levizjes Demokratike, PD-se vete, por dhe ndaj te gjithe deputeteve te Kuvendit te asaj Legjislature, vecanerisht te atyre (te djathte e te majte), qe u ballafaquan ate dite me ate krim te rende, duke u revoltuar pa mase e tentur te ndihmojne Azemin e plagosur.

Pa dyshim ky vendim tejet i rende i Keshilltareve te PS, me kthen sot ne kujtese nje fakt te thjeshte e kuptimplote te 1997-tes, ate qe Mazreku qelloi mbi Hajdarin ne korridorin anesor te brendshem te Salles Plenare, pikerisht kur Hajdari po ecte i qete drejt asaj Salle nga ambjenti i pushimit, disa dite mbas perplasjes se tyre ne Podium.

Aty i ishte zene ajo “prite”.

Qartesisht dikush e induktoi, e nxiti a e detyroi Mazrekun per te realizur ate krim, kur dukej se gjerat ishin qetesuar.

Sic duket sot ai ose ata “dikush”, apo “hijet” e tyre, vazhdojne te thurrin perseri plane makabre e tragjike.

Por ndersa atehere edhe depute te PS me ndihmuan mua per t’i dhene Azemit ndihmen e pare ne vendin e ngjarjes (rripi i brezit qe une perdora per te ndaluar hemoragjine nga kofsha e tij ishte i nje kolegu socialist), per transportin e tij drejt spitalit, etj, sot ne kete agresin te ri kriminal, maxhoranca dhe Rilindja vetem hesht.

Se paku kjo Qeveri duhej menjehere te dekretonte bllokimin e atij vendimi, ndersa PS duhej te distancohej qarte nga autoret e ndeshkonte ata, qe sic duket si atehere me 1997 desherojne vetem te provokojne mbi nje krim diabolik, duke e perseritur ate.

Per kujtese, Roli i Pons Pilatit vecse agravon provokacionet.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 16:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...