Kryeministri Rama është shprehur “i habitur” sesi drejtuesit socialistë të Bashkisë Has kishin propozuar dhe më pas miratuar vendimin për shpallje “qytetar nderi” të Gafurr Mazrekut, personit që plagosi me armë në parlament Azem Hajdarin. “Turp! S’ duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”-mësohet të ketë thënë kryeministri Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së.
Në të vërtetë çështja e shpalljes “qytetar nderi” pas vdekjes të Mazrekut ka rreth dy javë që është propozuar, e madje publikuar si lajm për shumë kohë. Gjithashtu ka pasur reagime nga Partia Demokratike para se të merrej ky vendim. Por Rama që nuk lë lajm pa “klikuar” me siguri që është informuar për këtë rast. Kryeministri e njeh mirë “komunikimin publik” dhe duke parë që ka një reagim nga ky vendim, Rama po bën rolin e të paditurit. Kjo është e ngjashme me shprehjen e famshme të Enver Hoxhës, që kur ankoheshin qytetarët për një çështje të caktuar, apo anëtarë të byrosë, ai e kishte shprehje të tij: “Unë dhe Hysniu (Hysni Kapo) nuk dimë gjë, ne pastë bërë Mehmeti (Mehmet Shehu) në kokë të vet”…
Njerëzit i besonin kësaj shprehje, aq sa në publik për çdo të keqe që ndodhte thuhet se Enveri nuk dinte gjë… Po kështu edhe kryeministri Rama, pas këtij rasti skandal, po bën rolin e personit që edhe pse “nuk dintë gjë”, por është aq I “përgjgjshëm” sa i rregullon këto punë. “Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar”-thuhet në deklaratëm zyrtare të kryeministrisë.
Nuk është aspak çudi që të urdhërojë Prefektin e Qarkut Kukës që këtë vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit të mos e aprovojë. Nëse nuk do të reagonte dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit do konsideroj si skandal, por Rama për të shmangur çdo mundësi në duart e opozitës kërkon ti shuajë debatin politik. Për më shumë do dalë ai i miri në këtë mes, që ndërhyri që ky vendim i drejtuesve socialist të Bashkisë Has të konsiderohet.Blodnews