Kur janë ngritur shqiptarët, tiranët kanë vdekur

E mërkurë, 20 June 2018 19:27

Shumë njerëz e ëndërruan parajsën në 2013, pasi në pushtet erdhi Edi Rama. Kur kanë kaluar më shumë se 5 vite që në krye të qeverisë është Rama, jo vetëm që parajsa nuk është parë asnjëherë me sy, por ferri i normales gjendet sapo çel sytë në mëngjes.

Në një vend ku Zoti, e në mos Zoti, natyra ia ka dhënë të gjitha për të qenë një vend i begatë, varfëria ka pllakosur në shumicën e familjeve shqiptare. Pasi ndërmori reforma të shumta vjedhje, dhe pasi Shqipërisë i bëri reklamë për kanabisin, Rama del 7 herë në ditë para shqiptarëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Me një buzëqeshje prej ironiku të lindur dhe me një gjuhë arrogance te trashëguar nga rrënjët e tij familjare, Edi Rama ka marrë yrysh në zbatimin e hapësirës publike dhe mediatike. Rama është futur në çdo familje shqiptare, në një formë apo në disa forma, me qëllimin e qartë të vjedhjes edhe të qindarkës se fundit që i ka mbetur në xhep qytetarit. E megjithatë, përtej çdo propagande të Ramës, përtej çdo blerje të televizioneve që renditja e lajmeve u bëhet në zyrat e Endri Fugës, shqiptarët janë të vetëdijshëm se jetesa e tyre po shkon keq e më keq. Dhe kjo ndihet sapo ti del nga dera e shtëpisë, kur hasesh me njeriun e parë.

E unë nuk lëviz dot nga lagja nëse nuk dëgjoj hallet e shitëses, e cila ndryshe nga herët e tjera që ankohej për listën e borxheve të qytetarëve, tani përveç kësaj, ankohet për rritjen e taksave ndaj biznesit që qeveria e Edi Ramës ia ka shtuar. Pasi konsumon bisedën me ankesa të shitëses, je në dilemë nëse do marrësh makinë apo urbanin për të lëvizur. Sidoqoftë, edhe nëse merr makinën ose urbanin, ti je i humbur. Nëse merr makinën, përveç karburantit të shtrenjtë, tashmë duhet të stresohesh edhe se ku duhet të parkosh. Sepse, në Tiranë nuk mundesh të parkosh pa paguar lekë. Por nëse merr urbanin, duhet jesh i qartë se në mos do shkosh vonë në destinacionin që je nisur, do zihesh me fatorinon e autobusit.

Por, ajo çfarë ty të tmerron akoma më shumë është kur dëgjon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn teksa thotë se Tirana po bëhet qytet i jetueshëm. E megjithë hallet që shqiptarët kanë, që nuk është e nevojshme për t’i thënë, se pak a shumë janë të njëjtat, më shqetëson mosreagimi ndaj këtij sistemi korruptiv dhe kriminal.

Më të gjitha këto probleme e halle, shqiptarët tashmë duhet të ishin ngritur, duhet të kishin reaguar ndaj këtij sistemi që po i merr shpirtin. Shqiptarët e kanë zakon të mos durojnë padrejtësinë, aq më tepër arrogancën, dhe koha është për të reaguar ndaj të dyjave. Është koha për tu ngritur për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e një kombi që e ka shkruar me gjak historinë. Është koha për tu zgjuar nga e përditshmja e vrazhdë dhe me dhimbje që po kalojnë.

Duhet të kujtojnë se janë gjaku i Skënderbeut, se kanë ngritur armët sa herë që në krye të vendit kanë parë se janë hajdutë dhe tradhtarë. Duhet të mendojnë se shqiptarët kanë paguar për të mos u nënshtruar, se të parët e tyre kanë luftuar për të mbrojtur dinjitetin e tyre.

Shqiptarët duhet ta dinë se mbajnë mbi supet e tyre vite plot trishtim, por që kanë ditur të reagojnë në momentin e duhur. Dhe shqiptarët nuk merren nëpërkëmbë, se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, se për virtytet e tyre janë shkruar libra me shumë vëllime. Koha është e shqiptarëve, koha është e tyre, dhe ata e kanë të gdhendur në gurë, se kur ngrihen në revoltë, asgjë nuk i ndal deri në shporrjen e tiranëve prej këtij vendi të begatë. Një gjë duhet ditur: Shqiptarët janë tolerantë, por kur rebelohen, pushteti është i vdekur.

 /55News.al-D.G/

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 19:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...