Publikohet dokumenti, si merren tenderat nga deputetët socialistë

E Enjte, 21 June 2018 13:55

Katër deputetët e Partisë Socialiste Ilir Beqaj, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar në total tendera në shumën prej 78 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.

Partia Demokratike ka publikuar dokumentin i cili vërteton se kryeministri Edi Rama ka nxjerrë fitues tenderi kolegët e tij të partisë.

“Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë.

Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vzhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë.”, lajmëronte PD një ditë më parë.

Sipas kësaj force politike, 1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tedera me vlerë 29 milionë euro.

Po ashtu, flitet edhe për Sadri Abazin, i cili ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike.

Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, janë dy deputetët e tjerë të cilët kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro.

Sipas PD-së, në total të 4 deputetët e Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...