×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vendimi i Holandës/ Paloka ironizon: U hakmorën, Rama uli çmimin e kanabisit në Europë

Premte, 22 June 2018 10:07

Pas publikimit të mocionit votuar dje në parlamentin holandez me 120 vota kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka ironizuar qëndrimet dhe veprimet e kreut të qeverisë Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.

Nga Hollanda pritej se si hakmarrës që janë , nuk ja falën Edvinit që uli çmimin e kanabisit në Evropë. Pastaj, siç tha shoku Gramoz, ata shtet kriminal janë.

Për Francën e sqaroi Tao Palla, zëvendësi direkt i Rampallës”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Postimi i plotë:

Nga Hollanda pritej se si hakmarres qe jane , nuk ja falen Edvinit qe uli cmimin e kanabisit ne Evrope. Pastaj, sic tha shoku Gramoz , ata shtet kriminal jane.

Per Francen e sqaroi Tao Palla, zevendesi direkt i Rampalles;

Ishte nje gabim i vogel i stafit teknik por qe do te riparohet shpejt ; kane derguar ne France atletet e gabuara. I kane derguar me nr e kembes se Macron, nderkohe qe Macron kerkoi atletet origjinale qe mbante veshur lideri magjepses dhe mundesisht te pa lara. Deri ne dhjetor ky gabim do korigjohet.

Po Gjermania ?!!

Sa here i ka kerkuar takim Merkel, lideri ka pranuar menjehere ta takoj...E ka marre me vete dhe gjithe sharmin e tij magjepses. Nuk eshte kursyer.

Madje pa ja kerkuar, eshte veteofruar dhe per kampe terroristesh ne Shqiperi. Thjesht per xhentilese.

Po atehere cfare ka Gjermania?

Ne rruge jodiplomatike qarkullon thashethemi se sebep eshte bere fakti qe Merkel synonte te kapte nje vend ne zyrat e BE , por ate vend e zuri Shqiperia.

E cfare faji ka Edvini ne kete rast ?! Ai vend ishte me konkurs , kush ishte me e zonja e fitoi...

Po nuk thone kot qe nga xhelozia cfare nuk ben njeriu.

Gjermania nuk u mjaftua me nje “Jo” te thjeshte, po paska renditur dhe nje mori me kushte ; krimi i organizuar, korrupsioni, drejtesi e pavarur, rikthim ne funksion te Gjykates Kushtetuese, zgjedhje te lira , ministra ne burg ...

E cfare lidhje ka qeveria me keto ?!

Xhelozia !

Po keta nuk e dijne qe ne kemi PORTALIN e qeverise qe per tre minuta zgjidh cdo problem...

Ne kemi Rampallen, Tao Pallen, Saje Tahon, Fatziun , Ditziun...

Ne kemi “alkimistet” ; Beqen, Gjiknurin, Ahmetajn qe cdo gje e kthejne ne flori.

Ne kemi dhe Velinen qe merr cmime nderkombetare qe ata(evropianet) nuk i shohin as ne enderr.

# “Evropa ka nevoje per Shqiperine”#

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 10:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...