“Refugjatët, shpresa e fundit e Ramës për të mbajtur pushtetin”

Premte, 22 June 2018 11:14

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami i ftuar në ‘Fax News’ ka analizuar shanset e Shqipërisë në lidhje me mundësinë për hapjen e negociatave, në një kohë kur Holanda është shprehur qartësisht kundër.

Islami u shpreh se për negociatat ka dy mundësi. Por në të dyja rastet do të thotë që nuk do të ketë hapje negociatash. Mundësia është që negociatat të mos hapen fare, ndërsa mundësia e dytë është që të hapen me kushte por pa një datë, që i bie që nuk kemi hapje përsëri.

“Ky është një debat që ka nisur prej kohësh, jemi na fazën e propozimeve, vendimi do merret me datën 26. Një nuancë është e Holandës që nuk do hapen negociatat dhe arsyet janë keqqeverisja. Ka dhe një nuancë që vjen nga Gjermania, pas takimit të Merkel me Macron, negociatat në parim do hapen por nuk do të ketë datë, por do të ketë kushte shtesë, kjo është baras me moshapjen e negociatave.

Rama hapjen me kusht dhe pa datë e lexon si hapje negociatave,”, tha ai. Duke cekur çështjen e emigrantëve, ish-ministri i Jashtëm u shpreh se nëse Rama kërkon që të marrë hapje negociatash nëpërmjet pranimit të emigrantëve, shpreson që kjo nuk do të realizohet pasi do të ishte një bombë me sahat për Shqipërinë, rajonin por edhe Europën.

Ai deklaroi se shpreson që lidershipi i BE të tregohet i matur, gjë që ai beson se do ta bëjë, se nuk mund ti lihen një vendi të korruptuar dhe me trafikantë të mbajë 600 mijë emigrantë.

“Emigrantët, është thënë që do të marrim 600 mijë vetë, kujtojmë që janë dhe nja 300 apo 400 mijë që kërkojnë të largohen, kjo është një bombë rreth 1 milionshe që mund të shkaktonte krizë jo vetëm në vendin tonë. Nëse do ndodhi kjo në Shqipëri, do të jetë tronditëse edhe për rajonin edhe për Europën. Kjo hapja e negociatave përmes emigrantëve është një sajesë tmerrësisht e rrezikshme, që mund të hedhë ne erë Shqipërinë dhe rajonin. Do ndodhë që në vend të këtë 1 milionë vetë të gatshëm për të ikur, do të bëheshin viktima të trafikantëve, ndërsa qeveria italiane është e gatshme për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve, mund të mbyten në det. Rama e bën për të ruajtur pushtetin. Është një gjë tmerrësisht e rrezikshme.

Kam besim që ky skenar i fshehtë i Ramës besoj se nuk do të arrihet të implimentohet se ka vende serioze në Europë që e njohin shumë mirë Shqipërinë.

Trafikantët, mund të kenë filluar të blejnë skafe, emigrantët do të përfundojnë në det”, u shpreh ndër të tjera Kastriot Islami.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...