Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ka pasur një takim ditën e sotme me shitësit ambulantë, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytet.
Mes toneve kërcënuese dhe situatës së dalë jashtë kontrollit ajo është përplasur me qytetarët duke u thënë se ky vend nuk ka nevojë për njerëz të llastuar.
Më herët Bashkia e Sarandës ka vendosur largimin e shitësve ambulantë në hapësirat publike dhe duket se ky vendim nuk është zbatuar nga qytetarët, duke bërë që edhe kryebashkiakja të humbasë kontrollin.
Debati me qytetarët:
Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje. Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.
Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.
Koka: Unë erdha dje?!
Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?
Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.