Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar sot permes një një video të postuar në rrjetin e saj FB skandalet e bashkisë Tiranës duke rikthyer në vëmendje premtimet e Erjon Veliajt të cilat nuk mbahen ose dhe kur kryhen sa për sy e faqe ato janë skandaloze dhe dalin jashtë përdorimit me një të rënë të shiut. Në rrjetin e saj FB, Zhupa shkruan se në muajin Prill 2017, Veliaj shkoi dhe inaguroi kolektorin e ri që do shpëtonte Njësinë Bashkiake nr. 2 të Tiranës nga përmbytjet, e do ndante ujërat e zeze nga të bardhat. , por në fakt dje me 35 minuta shi, zona u përmbyt më shpejt se zonat e tjera pa këto investime.
Ja cfarë shkruan Ina Zhupa në FB
Në Tiranë përmbyten më shpejt zonat ku janë reklamuar investime nga Veliaj sesa ato që nuk kanë pasur propagandën e investimeve nga bashkia.
Ne Prill 2017 Veliaj shkoj edhe inaguroj kolektorin e ri që do shpëtonte Njesinë Bashkiake nr. 2 të Tiranës nga përmbytjet, e do ndante ujërat e zeze nga të bardhat. (Video bashkëlidhur) Në fakt dje me 35 min shi, zona u përmbyt me shpejt se zonat e tjera pa këto investime.
Banorët pranë Rrugës së Elbasanit, konkretisht rruga Mihal Grameno na thonë që “Cdo herë që bie shi në Tiranë e kemi të pamundur të futemi nëpër banesa pasi kemi prezente ujëra të zeza dhe lloj lloj mbeturine tjetër! Përmbyten shtëpi dhe lagje të tëra!Asnjë person nga Bashkia e Tiranës nuk duket!”
Bashkëlidhur keni foto dhe video të zonës që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem pas milionave të hedhura nga taksat tona.
Milionat u zhduken në ujin e shiut që përmbyten zonën dhe në propagandën televizive të videove që dergon bashkia e Veliajt.