Deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka postuar një shënim në “facebook” ku analizon situatën politike dhe shkaqet e mos hapjes së negociatave me Shqipërinë nga vendet e BE.
Deputetja demokrate shkruan janë të humbura për faj të “dallavereve” të kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i Oriola Pampurit:
Shqipëria e Shqiptarët në udhëkryq..... Negociatat bast i humbur ne "tryezen e dallavereve" te kryeministrit.
Prej dy muajsh diskutojme mbi plotesimin e pesë prioriteteve të vendosura nga BE, për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Disa ndër to ishin; Reforma në drejtësi, Krimi i organizuar, Të drejtat e njeriut, Reforma në administratën publike.
Le të nisim me të parën, pra reforma në drejtësi e cila në një analizë fare sipërfaqesore la për të dëshiruar që në krye të herës me zgjedhjen e kryeprokurores në kundërshtim me kushtetuten e deri tek vettingu i gjyqtareve e prokuroreve i cili po bëhet në mënyren me të shëmtuar të mundëshme, dhe krejt të njëanshme gjithashtu.
Sistemi i drejtësisë sot po ndërtohet i tëri sipas porosive dhe interesave të kryeministrit për të arritur qellimet destruktive te tij. Reforma në administraten publike është totalisht e dështuar. Sot administrata është e uzurpuar nga miq e militantë partie, të cilët shërbyen e u shpërblyen nga ministrat e kryeministri. Sot vettingu në polici ka dështuar, pasi atë nuk mund ta bëjë një Minister i Brendshëm vellai i të cilit duhej të ishte në burg për trafik droge, nuk mund të kerkoje pasterti të asnjë figure në polici një minister i "përlyer".
Një sistem drejtësie i cili anashkalon përfshirjen e ish Ministrit të Brendshem në afera droge, dhe nga ana tjetër tregohet i ashpër me qytetarë hallexhinj e të pafajshëm. Si mund të pretendosh të përmbushësh një prioritet tjeter, atë të të drejtave të njeriut, kur atë i pari e shkel kryeministri e për të është mision i pamundur përmbushja e tij.
Pra asnjë nga prioritetet dhe reformat nuk e kalon klasen për hapjen e negociatave. Madje jo vetëm, por Gjermania i jep "një shuplake të fortë" në shkëmbim të rezultatit të arritur "në detyrat e shtepisë", duke i vendosur 10 kushte, të cilat e fundosin përfundimisht qeverisjen diletante dhe uzurpuese të kryeministrit.
Përpara pesë viteve ishim në prag të hapjes së negociatave, sot pas pesë vitesh jemi telendisur si mos më keq, në sy të Europes, e në kurriz të qytetarëve, me bëmat e kësaj qeverie, e cila në këmbim të marrjes së trofeut për pseudosukses është gati të shesë e të mbulojë gjithçka. Para pesë vitesh në kishim bërë shumë hapa para e ishim prioritet për BE për hapjen e negociatave, ndërsa Maqedonia, ishte shumë hapa pas nesh. Sot vjen një PO e madhe për të e një refuzim e skepticizem për Shqipërinë.
Kryeministri me turet qesharake, nuk mund të fshehë më varfërinë, papunësinë, taksat e larta të cilat i shërbejnë për të kënaqeur interesat e miqve të tyre me koncensione, PPP e tendera. Sot Tirana është në kaos, ku bashkia kërkon të uzurpoje çdo hapësire publike e private, në këmbim të miliona eurove. Sot trafiku i drogës mbrohet nga vetë qeveria. Të shetisësh nëpër Europë, e ta shesësh rrënimin peë sukses, vetem ky kryeminister mund ta bëje.