Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të PS, pasi u zu mat me kapjen e makinës ‘Toyota Yaris’ me 5 milionë euro droge brenda, të paralajmëruar kryetari i opozitës Lulzim Basha tre ditë më parë, nuk i ka përgënjeshtruar akuzat.
Balla tentoi të shpërqendrojë vëmendjen duke fyer Bashën, sigurisht fjalor i mësuar nga kryetari i partisë.
Basha i drejtoi gishtin si personi që kishte garantuar marrëveshjen me një nga bandat më të rrezikshme të drogës për të futur në Shqipëri miliona eurot nga trafiku, që u kapën në Portin e Durrësit.
Reagimi i Ballës qe thjesht e vetëm ironik e fyes në Facebook:
"O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit... Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve".
Ky reagim erdhi pas deklaratës që dhe kreu demokrat, i pyetur nga mediat sot, për miliona eurot kontrabandë kapur në portin e Durrësit.
Gazetarët: Çfarë mund të thoni për kapjen e miliona eurove me Toyata Yaris?
Lulzim Basha: Mund të them vetëm tre gjëra. E para, që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive, kryesisht në zonën e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri dhe e treta, Policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar; është një nga vendet partnere që janë spektike përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, ne veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit.