×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deputetja e PD: Ja kush e informoi Bashën për ‘Toyota Yaris’ me milionat e eurove

Hënë, 25 June 2018 17:28

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka thënë se kapja e sasisë prej 3.4 milionë eurosh dhe 80 mijë frangave në mjetin “Toyota Yaris” tregon se paratë e drogës po hyjnë në Shqipëri dhe rreziku është shumë i madh sepse vendi ynë po shkon drejt një ekonomie të kriminalizuar.

Sa I përket asaj se si ishte vënë në dijeni kreu i PD-së Lulzim Basha në lidhje me këtë çështje për të cilën akuzoi dhe Taulant Ballën , Dhurata Çupi theksoi se kreu I PD-së është vënë në dijeni nga agjencitë e huaja për rastin në fjalë.

Deputetja demokrate shtoi gjithashtu se kjo tregon se agjencitë e huaja nuk e besojnë më ministrin e Brendshëm dhe tek qeveria shqiptare por tek kryetari i opozitës.

“Sigurisht që e ngriti kryetari i opozitës këtë çështje se agjencitë e huaja besojnë tek opozita shqiptare që denoncon javë pas jave.

Kreu i opozitës tha atë që ka thënë, e rëndësishme është që kreu i PD-së vihet në dijeni nga agjencitë e huaja, nuk kanë pasur besim tek ministri i Brendshëm, tek qeveria por tek kryetari i opozitës i cili e artikuloi në Parlament.

Në këtë përfundim del çdo qytetarë,  nëse keyetarit të opozitës i jepet ky informacion atëherë do të thotë se  vetëm tek ai besojnë.

Problemi më i madh është se trafikimi i drogës dhe hashashit do përkthehet në miliona euro dhe ja erdhi dita. Imagjinoni sa makina do kënë kaluar në vendin tonë. Ky është një rrezik i madh për Shqipërinë. Sa miliona të tjera eura kanë kaluar? Këto kthehen në investime, ne po shkojmë drejt një ekonomie të kriminalizuar”, tha Çupi ndër të tjera./fw

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 17:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...