Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një vizitë në SHBA, ku ka pasur takime dhe biseda me ish anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.
Kryemadhi, në një shënim në Facebook shprehet se ishte e ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ku u bisedua për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton Evropa.
Postimi i plotë
Dje dhe sot pata një bisedë të frytshme me ish-anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.
E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.
Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Evropë kërkon një qasje të re në qëndrim.
Kjo ka të bëjë, sipas tyre, edhe me forcimin e shteteve evropiane si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë.
Këto politika do të dekurajonin largimin masiv të njerëzve dhe do të krijonin kushte më të mira për popullsinë e vendeve që janë burim për emigracionin e paligjshëm.
Ky është vizioni që duhet të këtë Shqipëria për të punuar për të rinjtë e Shqipërisë dhe jo për të asgjësuar çdo shans të tyre.
Loja e qeverisë me refugjatët është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!