×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Hapja e negociatave/ Franca, Holanda dhe Danimarka i thonë 'JO' Shqipërisë

Tuesday, 26 June 2018 15:36

Franca, Hollanda, Danimarka hodhën poshtë propozimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Vendet e BE diskutuan të martën në Luksemburg nëse do të hapin dritën e gjelbër për bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi disa shtete shprehën shqetësime rreth korrupsionit dhe sundimit të ligjit në dy vendet. Mediat e huaja njoftojnë sot se çfarë po debatojnë kryediplomatët dhe në veçanti kanë cituar atë holandez dhe atë gjerman.

Sipas këtyre mediave, Komisioni Europian rekomandoi në prill që Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë mjaft progres për të garantuar fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Me zgjidhjen e fundit të një debati të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, ku të dy shtete ranë dakord që t’i referohen ish-republikës jugosllave si Republika e Maqedonisë së Veriut, shumica e vendeve të BE janë prirur për të hapur bisedimet për anëtarësim. Michael Roth, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, tha se të dy vendet kanë bërë “ përparim të dukshëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit”, prandaj Gjermania e mbështetin nisjen e procesit.

“Unë mund vetëm t’i bëj edhe apel edhe njëherë miqve tanë në Holandë dhe Francë të mos qëndrojnë në rrugën e një konsensusi të nevojshëm”, tha Roth para takimit të ministrave të Jashtëm europianë. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Bloc, pranoi se të dyja vendet kanë bërë “përparim të rëndësishëm”. “Por, në të njëjtën kohë, ato nuk janë aty ku duhet,” tha Blok. “Ne dëshirojmë të shikojmë një provë të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”.

Roth tha megjithatë se ai ishte optimist se ministrat mund të bien dakord të martën, duke vënë në dukje se Gjermania ka propozuar një kompromis. “Ne mund të ngremë disa shqetësime sot dhe do ta bëjmë të qartë që veçanërisht Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për të hapjen e kapitujve për negociatat”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...