Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ka shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për në qershor të vitit të ardhshëm.
Vendet anëtare të BE kanë vendosur që vendimi për hapjen e negociatave të jepet në vitin 2019.
"Edhe në 2019 flitet për hapje të kushtëzuar të negociatave sepse varet nga ecuria e reformës në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit", thanë burimet.
Me këtë vendim vuloset një nga dështimet më spektakolare të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.