×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pollo: Krimi dhe droga bllokuan negociata, të pafytyrët vazhdojnë gënjejnë

Tuesday, 26 June 2018 20:48

Deputeti i PD-së, Genc Pollo, e ka cilësuar pafytyrësi dhe gënjeshtër, deklaratën e bërë nga ministri Ditmir Bushati, pas vendimit të BE-së për mos hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në “facebook” deputeti demokrat shkruan se shkak i moshapjes së negociatave është krimi dhe korrupsioni që ka pushtuar vendin.

Postimi i plotë:

BE ka vendosur per te mos hapur negociatat per shkak te korrupsionit dhe te krimit qeveritar. Franca dhe Hollanda kane vene veton, kurse Gjermania ka kerkuar hapje negociatash me kushte. Vendimi do te rishqyrtohet pas nje viti nga Keshilli Europian i cili do te vendose vetem kur te verifikohet se Shqiperia i ka plotesuar kushtet, dhe vetem pas miratimit paraprak nga ato parlamente te vendeve anetare qe duhet te shprehen.

Por edhe ne kete dite te hidhur per shqiptaret qeveria ka pafytyresine te mashtroje dhe genjeje duke thene se jane hapur negociatat.

Ministri i Europes duhet te kishte dhene doreheqjen sot bashke me shefin e tij. Por te pafytyret nuk njohin as moral dhe as pergjegjesi.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 20:49
Login to post comments