Pas deklaratës së fundit të Kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk do të pranojë kampe refugjatësh në këmbim të integrimit ka reaguar nëpërmjet një postimi në "Facebook" deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili e akuzon kreun e qeverisë për hipokrizi.
Sipas Shehut, Rama do të mbulojë dështimin e tij dhe të qeverisë për hapjen e negociatave duke u hequr si mbrojtës i interesave kombëtare, madje edhe si bamirës kur pohon për ta se nuk mund të trajtohen si “mbetje toksike”
Statusi i potë:
Deklarate e re larg te vertetes, demtuese per vendin dhe hipokrite e Kryeminstrit per ceshtjen e refugjateve ne Shqiperi.
Ai pa ja kerkuar ndokush deklaron se Shqiperia nuk do te pranoje kampe refugjatesh as ne shkembim te integrimit dhe se ata nuk mund te trajtohen si “mbetje toksike”.
Keshtu Z. Rama kerkon tashti te luaje rolin e mbrojtesit te interesave tona duke u sjellur si radikal realisht i rrezikshem per Shqiperine, por dhe te “bamiresit” ndaj refugjateve.
Se pari kjo vjen mbas deshtimit te plote personal te tij e qeverises per hapjen e Negociatave, nje ndeshkim ky shume i rende per vendin ne terresi.
Ashtu sic dihej Keshillit Europian nuk mund te “harronte” bemat e kesaj qeverie nga propozimet surealiste te Z.Rama per te pranuar qindra mijra refugjate; keto ai i beri realisht.
”Mekatet” e renda te kesaj qeverisje nuk mund te shlyheshin e as te shlyhen keshtu ne syte e Europes demokratike.
Ato do te shlyhen e harrohen vetem mbasi kjo qeveri te dale ne “ pension”.
Europa nuk eshte klubi i allishverisheve, eshte hapesira e vlerave ku ne duhet absolutisht te jemi pjese integrale, por gjithmone duke dale nga “ bataku” ku na ka futur Rilindja, duke ndertuar shtetin e te drejtes e demokracise.
Rruge alternative integruese nuk ka as per ne as per kerkend tjeter.