Vendimi i Luksemburgut, ndëshkim fatal për piktorin dështak dhe narkoqeverinë

E mërkurë, 27 June 2018 15:00

Nga Sali Berisha

Tallja dhe cinizmi ndaj qytetareve shqiptar nga Edvin Kristaq Rama dhe narkoqeveria e puthadoret e tij per hapjen e negociatave, eshte nje akt i turpsheme dhe i neveritshem i njerezve te pafytyre dhe pa moral!

Dje ne Luksemburg, ministrat e jashtem te BE pasi shqyrtuan propozimin e dyte pas vitit 2016 te Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, hodhen poshte kete kerkese dhe jo vetem kaq, por ata nuk pranuan as hapjen e negociatave pas 6 muajve dhe as pas nje viti por kerkuan reforma te tjera dhe jo fjale por rezultate konkrete nga keto reforma per hapjen e tyre.

Ne takimin e djeshem pati dy qendrime. Komisioni Europian dhe disa vende qe kerkonin miratimin e propozimit te Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave ose caktimin e nje date vetem me nje apo dy kushte per hapjen e negociatave. Kurse vende te tjera u shprehen kunder hapjes se negociatave pa kushte si dhe kunder caktimit te nje date pas 6 muajve apo nje viti vetem me 1 apo 2 kushte.

Keto vende renditen deshtimet e medha te qeverise ne fushen e luftes kunder krimit dhe korrupsionit, lidhjet e qeverise me keto fenomene dhe drogen, ngecjen e reformes ne drejtesi dhe bllokimin e kolapsin e sistemit, vendosjen e tij ne kontrollin e ekzekutivit, dhunimin nga qeveria te standarteve te zgjedhjeve si dhe qindra mijra azilkerkuesit. Sipas burimeve te mireinformuara por edhe agjensive me te medha te lajmeve, ne takim u pranuan unanimisht si te drejta faktet argumentat e ketyre vendeve prandaj dhe u hodhen poshte propozimet per hapjen pa kushte te negociatave apo hapjen e tyre pas 6 apo 12 muajve me vetem 1 apo 2 kushte.

Ne nje akt ndeshkimi shembullor te paprecedent ndaj Rames dhe Narkoqeverise se tij, u vendos qe per shkak te perkeqesimit te gjendjes ne vend, nga 6 kushte qe ishin ne vitin 2016 te percaktohen 13 kushte (shif statusin para ketij), te cilat duhet te plotesohen dhe vetem ne rast se plotesohen ato, negociatat do mund te hapen pas nje viti e gjysem, pra ne fund te vitit 2019 siç thuhet ne menyre eksplicite ne komunikaten e takimit te ministrave.

Kete deshtim te plote dhe dhe disfate te turpshme te Edivin Kristaq Rames, narkoministrave dhe puthadoreve te tij, ata, pafytyresisht si birbo dhe zuzare te vertet, qe dje nisen ta trumpetojne para shqiptareve si sukses duke menduar se kane te bejne me njerez primitiv qe mund ti mashtrojne per cdo gje dhe mund tua servirin deshtimin per sukses, disfaten per fitore, pra sapunin per djath.

Hedhja poshte me unanimitet e kerkeses se Komisionit Europian nga ministrat e jashtem te vendeve te BE per hapjen pa kushte me 28 qershor te negociatave me Shqiperine, dhe jo vetem kaq, por edhe vendosja e 13 kushteve pa plotesimin e te cilave negociatat nuk hapen as ne fund te vitit 2019 dhe asnjehere eshte nje goditje fatale per Noriegen dhe narkoqeverine e tij. Ky vendim i Keshilli te Ministrave per mos hapjen e negociatave as tani, as ne vjeshte apo dhjetor te ketij viti por vetem pas nje viti e gjysem, pra ne fund te vitit 2019, dhe vetem ne rast se jane plotesuar 13 kushtet, eshte vertet ndeshkimi me i rende per kliken e Edvin Kristaq Rames ne pushtet.

Ata qe besuan se Edi Rama do te plotesonte 6 kushtet, dhe se tani pas deshtimit te plote ai do mund te plotesoje 13 kushtet, kane humbur çdo lidhje me realitetin, vlerat dhe standartet e BE dhe jane shnderruar ne skllever te interesave te tyre me te ngushta dhe kockave qe u hedh per te lepire piktori deshtak.

Por ky vendim eshte thirrja me e fuqishme per çdo shqiptar per te çliruar vendin sa me shpejte nga narkoqeveria qe ka bllokuar te ardhmen tyre europiane!

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 15:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...