Dështimi për negociatat, i gjithë për qeverinë e zhytur në krim

E mërkurë, 27 June 2018 15:31

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se dështimi për negociatat është i gjithë për qeverinë të zhytur në krim e korrupsion e zbukuruar me arrogancë.

Postimi i plotë

Në vend se të dorëhiqen kokëulur për gabimet dhe dështimet, që padyshim i faturohen të gjitha kësaj qeverie të zhytur në krim e korrupsion e zbukuruar me arrogancë, vazhdojnë t’u hedhin hi syve të shqiptarëve duke festuar dështimin e radhës.

Negociatat nuk janë çelur, kushdo që thotë të kundërtën ose gënjen, ose justifikon rrogën. E vetmja e re që kemi është shtyrja e marrjes së vendimit. Si provimet që nuk marrim dot në sezon dhe profesorët na japin shansin ti përsërisim vitin tjetër.

Përpjekja e madhe e shqiptarëve për anëtarësim, konkretizuar në Nëntor të 2016, u shkërmoq si një kështjellë rëre.

Kushtet janë shtuar, procedurat janë rënduar, institucionet vendimarrëse po ashtu. Madje, sipas asaj që vetë Këshilli ka diskutuar, rrezikojmë edhe kthimin e vizave.

Është turp për Shqipërinë të diskutohet si nxënësi i mbetur në klasë, që mirë se nuk merr notë kaluese në reforma, por bën hapa pas në krim e korrupsion.

Është e qartë si drita e diellit, kjo qeveri nuk e do integrimin sepse BE vjen me rregulla që Kryeministri nuk i shkel dot sipas interesave të tij.

Pasojat i vuajnë qytetarë. I vuajnë të rinjtë shqiptarë.

E humbëm një ndalesë të trenit, që nuk dihet sa vite mund të marrë për tu rikthyer në stacionin tonë.

Por të mos dorëzohemi, një shpresë na ka mbetur; Të çlirohemi nga kjo qeveri përgjegjëse për shkatërrimin e të ardhmes së vendit tonë.

Në mos të gjithë, ne të rinjtë të parët duhet të reagojmë fort. Të qenurit pjesë e Bashkimit Europian është ëndrra me të cilën jemi rritur. Është mundësia për edukim me cilësi, për punësim, për stabilitet, për liri dhe shpresë!

Të mos lejojmë pra, as këtë qeveri dhe asnjë kryeministër, të përfitojnë në kurrizin tonë dhe pastaj të vijnë edhe të na qeshin në fytyrë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...