Çelja e negociatave për Shqipërinë është trajtuar për një kohë të gjatë si biznes nga kryeministri Edi Rama. Njësoj si me pasuritë kombëtare, që po i jep te privati nëpërmjet PPP-ve të famshme korruptive, Rama e ka vendosur në ankand mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Tenderi në këtë rast ishte marrje e përgjigjes pozitive për hapjen e negociatave. Ai mendoi se mund të fshihte të vërtetën nëpërmjet një konçensioni tjetër të korruptuar të dhënë Romana Vlahutinit.
Vlahutin, tashmë e paguara e Ramës, nisi lobimin e saj korruptiv dhe dezinformues. Lobim i cili me vendimin e djeshëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së dështoi.
Detyrat e caktuara për Vlahutinin ishte të nxihej veprimtaria e opozitas, për të fshehur krimet, parcelat me kanabis dhe korrupsionin në zyrat e shtetit.
Flokëkuqja ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të qeverisë socialiste gjatë mandatit të saj. Madje, ajo ka dhënë edhe informacione jo përherë të sakta, në Bruksel, mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Qeveria shpenzoi shuma të mëdha nga fondet publike për të udhëtuar në kancelaritë e Europës, ndërkohë që hapja e negociatave ishte e thjeshtë për Shqipërinë. BE kërkonte vetëm luftën ndaj krimit, drogës dhe korrupsionit.
Por, as ambasadorja e as shpenzimi i parave të shqiptarëve nuk na sollën vendimin e shumëpritur , hapjen e negociatave.
Tashmë, bashkë me dështimin e qeverisë “Rama” për të siguruar hapjen e negociatave, ka dështuar edhe Vlahutin. Ajo së shpejti përfundon mandatin e saj në Tiranë dhe Edi Rama e ministrat e tij do të duhet të përballojnë pa mbështetjen e saj sfidat që vendosi së fundmi Këshilli Europian. /55news.al