Gjatë mbrëmjes së sotme u luajt episiodi i dytë i shfaqjes teatrale së qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Ndërsa në mëngjes 65 artistë i dërguan një letër të hapur krerëve më të lartë të shtetit, ku shprehnin dakordësinë për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, gjatë darkës reagoi Mirela Kumbaro.
Ajo ka falenderuar 65 artistët. Kjo më shumë se një reagim është shfaqje që po stiset në media pasi nga një vëzhgim i bërë, rezulton që një pjesë e artistëve që kanë firmosur letrën në fjalë, janë angazhuar me Partinë Socialiste si dhe mbajnë poste të larta në administratë të emëruara në to, nga periudha që socialistët erdhën në pushtet.
Ndër artistët pro shembjes së Teatrit që kanë patur, kanë ose janë në pritje të posteve drejtuese janë:
Zamira Kita– drejtoreshë e Teatrit të Korçës;
Hervin Ҫuli– Drejtor i Teatrit Kombëtar;
Erion Isai– drejtori i Teatrit të Kukullave dhe mbështetës gjatë fushatës së PS;
Bashkim Hoxha– Gazetar dhe Drejtor i Pallatit të Kulturës në Durrës.
Monika Lubonja– ish-drejtoreshë e Teatrit të Kukullave ;
Petrit Malaj- Dekan i Fakultetit te Artit Skenik- Universiteti i Arteve;
Kastriot Ҫaushi– Rektor në Universitetin e Arteve;
Laert Vasili– Do të emërohet Drejtor i Amfiteatrit (deklaratë e aktorit Arben Derhemi);
Artan Imami-Sipas Derhemit do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për mbledhjen e fondeve për të drejtat e autorit (Projekt i Ministrisë së Kulturës).
Artistët që kanë dalë hapur në mbështetje të PS-së:
Gazmend Paja– Aktori ka mbështetur hapur gjatë fushatës Partinë Socialiste, pjesë dhe e FRESSH Voice;
Bruno Shllaku- Aktori, i cili në fushatën elektorale të PS doli hapur në mbështetje të kësaj force politike;
Sotiraq Bratko: Renditej i nënti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Korçë;
Arben Kumbaro– Regjisor, vëllai i Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro;
Ndër artistët të cilët kanë firmosur shembjen e teatrit janë dhe dy këngëtarët Klea Huta dhe Mateus Frroku;
Klea Huta– njihet më shumë si moderatore e këngëtare sesa si aktore e Teatrit Kombëtar;
Mateus Frroku-Këngetar i cili ka firmosur pro shembjes së Teatrit Kombëtar.