Endrit Braimllari: BE nuk mund të mbështesë një qeveri, peng të krimit

E Enjte, 28 June 2018 16:05

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Facebook kundër kryeministrit Rama dhe deklaratave të tij mbi vendimin për hapjen e negociatave. Ai shkruan se ka vetëm një përgjegjës për mos çeljen e negociatave dhe ai është Edi Rama.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministër qesharak dhe arrogant, i papërgjegjshëm dhe mashtrues në raport me shqiptarët.

Negociatat nuk janë çelur më 28 Qershor, por vendimmarrja është shtyrë me një vit dhe me më shumë kushte në raport me Shqipërinë. Sot shqiptarët po përballen me një Kryeministër të çekuilibruar, i cili e shkatërroi njëherë e përgjithmonë këtë vend. Ka vetëm një përgjegjës për mos çeljen e negociatave. Ai është Edi Rama. Nuk mundet Europa t’i japi dritën jeshile një Kryeministri, i cili nuk do pikësëpari popullin e tij. Ky Kryeministër antikombëtar është i kapur nga krimi i organizuar, trafiku i lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Sot kufijtë shqiptarë janë më të pasigurt se kurrë, sepse të gjithë jemi dëshmitarë sesi fiken dhe ndizen radarët e kufirit me urdhër politik për të favorizuar trafikantët. Sot Shqipëria është më e varfër se kurrë, dhe nuk ka asnjë plan të këtij kryeministri për uljen e normës së papunësisë për hapjen e vendeve të punës. Nuk flet ky Kryeministër për qytetarët e këtij vendi që me zor nxjerrin bukën e gojës. Ky dhe oborrtarët e tij nuk i kuptojnë qytetarët, sepse janë larg tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...