Hetim për dekonspirim? Policia mori informacionin 5 orë pas deklaratës së Bashës

Premte, 29 June 2018 18:59

Nisja e një hetimi për dekonspirim të informacionit mbi çështjen e 3.4 milionë eurove në makinën Toyota Yaris, është skandal i radhës që polcia po përfshihet. Burime të 55news.al thanë se drejtoria e SHÇBA është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama që të shpërndajë në media informacionin se ka nisur një hetim për rrjedhje informacioni drejt kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit ishte i pari që foli në publik për makinën “Toyota Yaris” të mbushur me miliona euro, para kriminale të deputetit socialist Taulant Ballla dhe që ishin zbuluar nga agjencitë e huaja.

Po ku qëndron dekonspirimi?. Policia e Shtetit, rreth 30 orë pas zbulimit të 3.4 mln euro në Toyota Yaris, dha një deklaratë publike, në të cilën shkruan teksualisht:

 “Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit”

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.”

Zyrtarisht, Policia deklaron se është vënë në dijeni rreth 5 orë pas deklarimit të Bashës në Parlament. Ky është momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, sipas deklarimit të saj, pavarësisht se deklaron që fillimisht është njoftuar një ditë më parë nga një burim i saj i brendshëm. Ky “burim i brendshëm” është e pamundur të konfirmohet dhe, për më tepër, nuk mund të konsiderohet zyrtar, i besueshëm dhe që mund të vëjë në lëvizje policinë.

Momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, gjithnjë sipas deklaratës së saj, është pasditja e datës 21 qershor, pra pasi Basha e denoncoi rastin në Parlament. Atëherë, më shumë se sa “dekonspirim”, Basha, me informacionin e tij, ka nxitur agjencitë ligjzbatuese që të vepronin dhe të mbanin në vëzhgim këtë rast trafiku miliona euro.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 19:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...