×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandali i audio-përgjimit të Lames/ KSSH: Ahmetaj paguan për të përçarë sindikatat, Lame të japë dorëheqjen

Premte, 29 June 2018 19:22

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame.

Në njoftimin e Konfederatës thuhet se Lame duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo gjë përbën një skandal të madh publik.

“Kjo qeveri I ka hapur beteje frontale sindikatave, kryesisht KSSH,teksa synon zhdukjen e tyre, madje per kete mision ka shkrire edhe Ministrine e Punes.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

KSSH-ja akuzon gjithashtu Arben Ahmetajn se ka shkatërruar Keshillin Kombëtar të Punës, pasi nuk e mbledh asnjëherë për të diskutuar për problemet reale të punonjësve shqiptarë.

Ndërkohë që paralajmërohen protesta nëse kreu i ALUIZN-it nuk jep dorëheqjen.

 

Njoftimi i plotë

Zoti Lame gaboheni,ky vend ka sindikata, s’ka qeveri por vetem TEPSI.

Audiopergjimi i kreut Aluiznit, Artan Lame me punonjesit nje vit para zgjedhjeve te 2017, i publikuar ne media perben nje skandal, teksa doreheqja e Lames eshte me pakta qe duhet bere, ne te kundert qeveria duhet ta shkarkoje.

Ne kete audiopergjim te Fax Neës dallohet qarte se ,Artan Lame, i trajton punonjesit e administrates si skllever,flet pa doreza per punesime militantesh,madje shprehet se nuk ka sindikata, por e verteta eshte se me modelin e shokut Lame ne drejtimin e institucioneve, sot Shqiperia nuk ka shtet.

Zoti Lame po ju sjell vetem nje shembull te fresket qe rrezon pretendimet tuaja dhe arrogancen e kesaj qeverie.

Pak dite me pare Ministria e Arsimit uli pagat per 4 mije infermiere,por pas publikimit te ketij skandali, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise nisi punen per organizimin e protestes.

Sapo lajmi per protesten u perhap ne media Ministria e Arsimit u terhoq nga vendimi I saj, ashtu sic ka bere dhe here te tjera.

Jane sindikatat ato qe luftojne per statusin e minatorit, luftuan per pagat e naftetareve te Ballshit, po ngrene zerin per skllaverimin e punonjesve te fasonerive, pagat e uleta, mungesen e kushteve te punes e taksat e larta.

Ju krenoheni me ate qe duhet te ishte turpi juaj,por ndoshta jeni mesuar se nuk ka opozite se ata jane me shpresen se kur te marrin tepsine, ju s’do ti bezdisni.

Ne do ngrihemi ne proteste deri ne shkarkimin tuaj zoti Artan Lame,pasi modeli juaj I administrates po rrenon Shqiperine.

Kjo qeveri I ka hapur beteje frontale sindikatave,kryesisht KSSH,teksa synon zhdukjen e tyre,madje per kete mision ka shkrire edhe Ministrine e Punes.

Arben Ahmetaj ka shkaterruar Keshillin Kombetar te Punes pasi nuk e mbledh asnjehere per te diskutuar per problemet reale te punonjesve shqiptare.

Ai paguan per te percare sindikatat,dhe me direktive te tij shume institucione lidhin kontrata me sindikata fantazem qe drejtohen nga militantet e partive ose familjaret e deputeteve. Rasti I fundit eshte Ministrise Arsimit,per te cilin ceshtja do shkoje ne gjykate.

Ju njohesi dashamiresi dhe mbrojtesi I artit dhe kultures qe fshiheni si struc tani qe teatrit po I vene kazmen per kullat qe ti do te legalizosh,s’mund te jepni leksione per sindikatat as mund te beni moral per arritjet e kesaj administrade.

Qeveria Rama te distancohet nga ky skandal dhe te firmose menjehere shkarkimin e Artan Lames.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...