Shqiptarët janë habitur sot nga show i kryeministrit Edi Rama për të dekoruar katër ambasadorë me motivacionin e suksesit të shtyrjes së vendimit për hapjen e negociatave.
Rama thirri urgjent në Tiranë 4 ambasadorët Aida Sakiqi (Holandë), Suela Janina (Bruksel) Dritan Tola (France) dhe Artur Kuko (Gjermani), për të vazhduar show-n.
Zyrtarisht, Shqipëria dështoi për hapjen e negociatave për këtë vit. Me dhënien e vendimit zyrtar nga ana e Ministrave të Jashtëm të BE-së, dështoi kryeministri pas përpjejkjeve me atletet e bardha zyrave të BE-së, dështoi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si dhe një pjesë e mirë e trupës diplomatike shqiptare.
Po t’i hedhim një sy ambasadorëve të dekoruar sot nga Rama, ata vijnë pikërisht nga ato vende që nuk pranuan hirin syve nga raportet e tipit se “Shqipëria ka ecur në reforma të mëdha”.
E në fund të gjithë këtij show, shqiptarët dalin në përfundimin se “Dështaku dekoroi dështakët”. / Redaksionale