Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ditën e enjte do të zhvendoset para parlamentit.
Ka ditë që artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile bashkë me qytetarët që duan të mbrojnë një pasuri kulturore dhe historike vazhdojnë protestat për mos shembjen e Teatrit, por kjo kërkesë e tyre nuk është marrë aspak parasysh nga qeveria e Edi Ramës që di vetëm të shkatërroj vlerat kombëtare e mbi to ndërton kulla për pastrimin e parave.
Por ata që e duan vendin dhe mbrojtjen e identitetit e pasurive të tij do të vazhdojnë protestat e tyre të përditshme për ta finalizuar atë me një protestë të madhe para parlamentit.
Ndërkohë artistët janë duke vazhduar mbledhjen e firmave për peticionin në mënyrë që të mbrojnë Teatrin nga qeveria që po e shkatërron këtë vend.
Si çdo ditë protesta do të mbahet edhe sot para Teatrit në orën 19:00.