Teatri/ Boçi-Ruçit: Je besëshkelur

Saturday, 30 June 2018 16:28

Çështja e Teatrit Kombëtar ka qenë një ndër çështjet më të komentuara në media. Nisur nga zhvillimet e fundit nëpërmjet një postimi në profilin “Facebook” ka reaguar deputeti i PD-së Luciano Boçi. Duke përdorur ironinë deputeti vë në shënjestër kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin për besën që u dha artistëve në takimin me ta, e deri te “besa” qe mori i madhi Robert Ndrenika se teatrit nuk do t’i cënohet trualli.

Postimi i plotë:

BESA E SAMI FRASHËRIT,

BESA E NDRENIKËS,

BESA E GRAMOZIT

DHE TEATRI

Po e nis me këtë të fundit me “Besën” e Gramozit.

Pak veta e dinë që Gramozi i dha besën artistëve, në një takim konfidencial me ta. Pasi i lau dhe i leu me fjalë prej “ujku të vjetër”, u premtoi “burrash” që Teatri nuk do shembej. Madje ai i kërkoi atyre një formulim ligjor për mbrojtjen e tij, miratimin e së cilit ai do ta ndikonte e mundësonte me fuqinë e Kryetarit të Kuvendit.

Dhe “nuk e hangu” fjalën fare. Burrë i besës jo shaka. Solli një projekligj në parlament për Teatrin. E futi të veshur me fustan që ngrihet shpejt, me proçedurë të përshpejtuar. Jo për mbrojtjen e Teatrit, por për rrafshimin e tij.

Më preku Besa e Ndrenikës. Sinqeriteti i artistit nuk ka paska masë. Ka pranuar ndërtimin e një Teatri të ri vetëm e vetëm sepse i është dhënë Besa, se asnjë centimetër truall i Teatrit nuk do preket nga kullat!?

E kuptoj drejt artistin e madh, por për një moment mu duk si personazh i dramës Besa të Sami Frashërit. Për një gjë jam i shqetësuar, të cilën aktori nuk e ka kuptuar. Që forca e kullave (parasë) sot ka përkulur çdo shpirt pushteti dhe është më e fortë se forca e besës.

Ironikisht drama e parë shqiptare, megjithëse e shkruar në turqisht dhe vënë në skenë në teatrin osman më 1857, konsiderohet nga shumë studiues, drama e një Rilindasi të vërtetë e Sami Frashërit.

Qëllimi i saj ishte sipas vetë Rilindasit të shquar që “të lartësoheshin virtytet burrërore e të forta të kombit shqiptar” ndër të cilat spikaste Besa. Drama përfundon tragjikisht kur Fetahu, për besën e dhënë, vret të birin, edhe pse nuk e kishte takuar 20 vjet.

Por për Rilindasit e sotëm kjo nuk është dramë. Është përrallë, për mos të thënë komedi.

Rama & co nuk kanë fije Bese. Besa e tyre është paraja. Pabesia ndaj historisë është stolia e cmuar e sojit që përfaqësojnë.

Ndaj më dhimbset Besa e Ndrenikës dhe më dhemb Besa e Samiut e qeshem me “besën” e Ramës e Gramozit

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 16:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...