Hungaria “dhuratë” për Malin e Zi, 25 km gardh për ta vendosur në kufirin me Shqipërinë!

Hënë, 02 July 2018 17:43

Ministri i Jashtëm hungarez i ka dhuruar Malit te Zi 25 km gardh për të ngritur kufirin me Shqipërinë me synim ndalimin e refugjatëve.

Dihet tashmë që  Hungaria është vendi i parë i BE-së e cila planifikoi ndërtimin e gardheve me tela me gjemba për të parandaluar hyrjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme në territorin e saj.

Masë kjo e cila u kritikua nga shumë vende anëtare por u mirëprit nga hungarezët të cilët i dhanë mbështetje masive Kryeministrit Orban në zgjedhjet e fundit që i dhanë atij një mandat të tretë në krye të qeverisë.

Por së fundmi Hungaria i ka bërë një “dhuratë” të çuditshme Malit të Zi. Çfarë parashikojnë hungarezët se do ndodhë në Shqipëri me çështjen e refugjatëve përderisa i kanë dhuruar 25 km gardh fqinjit tonë verior?

Mos vallë ky akt i hungarezëve u jep më shumë forcë informacioneve sipas të cilave në Shqipëri do ngrihen kampet që do të strehojnë qindra-mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika?

Login to post comments