Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në profilin e tij “Facebook” kreun e qeverisë, Edi Rama për shndërrimin e projektit të Arenës Ndërkombëtare nga një projekt për qytetarët në kullë të familjes së tij mafioze.
Në fillim kur u prezantua projekti, kulla ishte në një cep ngjitur, ndërsa në terren sot shikon që kulla është jo në cep anash, por në mes të stadiumit duke zhdukur krejtësisht një anë të stadiumit dhe gjithë sheshin ‘Italia’.
Postimi i ish-kryeministrit Berisha
Monstrat e Mafies!
Te dashur miq, kulla Kristaq Rama, pasi perzuri Sheratonin nga Shqiperia, tani po ha te gjithe anen e tribunes se Arenes Kombetare duke e shnderruar ate ne Arenen e Mafies Kombetare!
Ne foton majtas keni maketin e projektit te miratuar per Arenen Kombetare ndersa ne foton tjeter djathtas punimet e zbatimit te projektit te Arenes se Mafies Kombetare, ne te cilat Kulla e familjes mafioze Rama, qe mban emrin e xhelatit te diktatures Kristaq Rama, ka zhdukur nje ane te tere te Arenes, ate me te rendesishme te saj.
Tani Tirana do kete nje stadium te shnderruar ne oborr te Kulles se familjes mafioze Rama! sb