Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini ndaj mafies, ndërsa i uron mirëseardhjen erës së ndryshimit edhe në anën tjetër të Adriatikut duke iu referuar Shqipërisë.
“Mirë se vjen era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpejti edhe në anën tjetër të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realitetit të deridjeshëm”, shkruan Basha në Twitter.