Arta Marku, produkti i Reformës në Drejtësi, ka treguar me mosparaqitjen e saj në komisionin e Vettingut të vërtetën e kësaj reforme. Pra, pikërisht personi që u mbars nga Vetttingu e delegjitimoi këtë komision, e përdhosi atë me mosparaqitjen e saj. Kjo mungesë u denoncua nga vet përfaqësuesi i OMN, i cili shprehu zhgënjim për mos paraqitjen e Kryeprokurores “Part-time”.
Duke delegjitimuar komisionin, paradoksalisht ajo iu bashkua aradhes së atyre prokurorëve të denoncuar prej saj, që e refuzuan verdiktin e Vettingut me mospjesëmarrje. Të njëjtën gjë bëri dhe Arta Marku.
Por, tek kjo mosparaqitje duhet të lexojmë të vërtetën se ky Vetting është një ankand i Ramës, ku shiten e blihen gjyqtarë e prokurorë.
Vettingu është një shpikje dhe duplim i detyrës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë. Pra, per ato deklarime pasurie që kanë qenë publike ky Vetting thjesht ka marrë të drejtën për ta quajtur të justifikueshme e pa justifikueshme, por pa një bazë të arsyeshme. Arta Marku pikërisht tregoi këtë degjenerim, të përcaktimit sipas momentit politik dhe pëlqimit të Ramës, se cilit prokuror apo gjykatës i justifikohet apo jo pasuria. Paradoksi i Vettingut qëndron në faktin se po shndërrohet në burimin e asaj që synonte të luftonte: korrupsionin. Pse? Sepse nuk ka asnjë kriter ku bazohet justifikimi apo mosjustifikimi, duke e bere këtë organ nje subjekt që duhet t’i nënshtrohet vet një Vettingu.
Arta Marku nuk u paraqit në Vetting, sepse ajo ka kaluar ‘vettingun” Rama dhe se ajo është furnizuesja e kësaj "gijotine" që ka gjymtuar sistemin e drejtësisë, duke asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.