Kryeministri Edi Rama ishte ditën e dijshme në Shkodër, ndërsa vizita e tij është shoqëruar me masa të larta sigurie.
Duke qenë se në çdo vizitë të tij nëpër qytete të Shqipërisë, pritet me protesta dhe me reagime të shumta nga qytetarët, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kishte blinduar Shkodrën, madje duke bllokuar edhe pedonalen.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mëngjesin e sotëm një video, ku duken punonjësit e Gardës që nuk lejojnë qytetarët e Shkodrës që kalojnë ne pedonale.
“Frike e madhe e Norieges nga qytetaret e Shkodres! Policia bllokoi pedonalen per qytetaret sepse do kalonte Piktori deshtak. Sb”, shkruan Berisha.